Deco s’e do Mbappenë te Barcelona NULL NULL 08.02.2024 17:16 08.02.2024 17:16 Kylian Mbappe nuk është i preferuar te Barcelona nga drejtori sportiv i këtij klubi, Deco. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Mbappenë . Do të ishte gabim po ta shisnim Ronald Araujon ose Frenkie de Jongun”, ka thënë Decoja për Esport3. “Do të doja ta përmirësoja skuadrën dhe jo ta bëja më të keqe. Mendoj që do të ishte shumë më keq për skuadrën nëse Araujo ose Frenkie do të largoheshin dhe të vinte Mbappeja”.