Deçan, pastruesit solidarizohen me drejtorin (VIDEO) NULL NULL 11.06.2021 20:40 11.06.2021 20:40 Punëtorët e kompanisë ‘’Higjena‘’ nuk kanë dalë këtë të premte për të bërë pastrimin e qytetit të Deqanit. Kjo erdhi pasi kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj,e liroi nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërrmarrjes, Kastriot Hulajn. Hulaj, thotë se ai nuk ia kishte idenë për këtë vendim, ndërsa menaxheri operativ i kësaj ndërmarrjeje nuk thekson të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje mes këtij të fundit dhe kryetarit të komunës. Sipas Hulajt, vendimi zyrtar pritet të publikohet të hënën nga ana e komunës, por për këtë nga zyrtarët kësaj të fundit nuk pati asnjë përgjigje që pohonte apo mohonte këtë, me arsyetimin se kryetari Ramosaj, gjendet jashtë vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë