Deçan, arrestohen dy persona, sekuestrohen pesë armë zjarri, fishekë dhe një thikë NULL NULL 23.04.2025 17:01 23.04.2025 17:01 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Deçan rreth orës 11:30 ka marrë një informatë dhe fotografi të dy personave të dyshuar me armë zjarri. Në një njoftim për media thuhet se në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë bastisur shtёpinё dhe objektet pёrcjellёse tё personave tё dyshuar. Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar: • njё Pushkё produzeqe 44 M-48, • njё Pushkё Fazision-karabin, • njё armё Pistoletё kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё, • njё Pushkё ajrore kal: 177/435 mm, • njё mjet i mprehtё (thikё) “Rambo”, • 12 fishekё tё kalibrave tё ndryshёm. Tutje, shtohet se tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt.