Debutoi këtë mesjavë, Musolli: Gjilani është një ekip i madh me histori dhe tifozë të mrekullueshëm NULL NULL 26.09.2020 10:36 26.09.2020 10:36 Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në futboll kishte një debutues në fanellën e Gjilanit. Bëhet fjalë për futbollistin nga Podujeva, Besar Musolli, i cili u rikthye në futbollin kosovar pas tetë vitesh qëndrimi në Kategorinë Superiore të Shqipërisë te Kukësi. Ai për klankosova.tv tha se qëndrimi në Shqipëri te skuadra e Kukësit, ishte një eksperiencë e mirë për të. Pavarësisht gjithë kësaj, Musolli tha se kishte edhe momente jo të mira gjatë qëndrimit në shtetin shqiptar. “Për tetë vite atje më duhet ta pranojë se kam kalua një periudhë mjaft të mirë. Kam arrit të fitoj gjithçka dhe se nuk kam asnjë pishman. Ka qenë një periudhe e bukur por që kishte edhe momente jo të mira. Por e rëndësishme është se gjatë kësaj kohe ka qenë një aventurë e mirë për mua”, tha ai. Momenti i debutimit në fanellën e Gjilanit. Tutje, mesfushori llapjan ka treguar edhe arsyet se përse zgjodhi pikërisht Gjilanin si skuadër të tij të ardhshme. Klubi i Gjilanit për të është një ekip i madh, ndërsa thekson se ka tifozë të mrekullueshëm. “Gjilani është një ekip i madh me histori dhe tifozë të mrekullueshëm. Nuk u mendova shumë edhe për shkak të miqësisë që kam me presidentin të cilin e falënderoj sepse është njëri korrekt dhe po bën shumë për futbollin këtu”. 31 vjeçari, kampion vite më parë në futbollin kosovar me skuadrën e shuar tashmë, KF Hysi, tha se ka ndjekur futbollin në Kosovë, pavarësisht që nuk ka luajtur këtu. Musolli vlerëson se cilësia në futbollin kosovar është në rritje kohën e fundit. “E kam ndjekur futbollin kosovar sepse kam shumë shokë që luajnë këtu. Futbolli në Kosovë është në rritje po vazhdon të rritet edhe më shumë. Ky edicion gjithashtu premton shumë konkurrencë dhe do të jetë kampionat shumë i fortë dhe i bukur”. “Futbolli në Kosovë po bën progres, por ka ende rrugë para që të arrihet aty ku duhet. Rëndësi ka që tani futbollistët e shohin më tjetër sy futbollin këtu dhe mendojnë mirë ofertat që iu bëhen”. Musolli komentoi edhe skuadrën e tij aktuale, Gjilanin, që ka një numër të madh të futbollistëve që vijnë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku shumë nga ta i kishte edhe kundërshtarë. “Ne jemi profesionistë në fushë, por jemi edhe miq jashtë saj. Shumë prej lojtarëve i njoh dhe kam raporte të mira. Jam i bindur se do të përshtatemi shpejt e do të bëjmë më të mirën, duke tentuar të përmbushim objektivat e klubit dhe t’i gëzojmë tifozët tanë”. Mesfushori qendror kishte debutuar në fanellën e Kombëtares së Kosovës në kualifikimet e para historike me 10 qershor 2017, në përballjen kundër Ukrainës, sfidë kjo e humbur me rezultatin 2:0, e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days