Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Debati interesant: Fitorja e Kurtit ishte populizëm (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 20.06.2023 20:33
Kurti, debati
Kurti, debati

Pikëpamja opozitare e politikës, bëri bashkë të martën në Prishtinë kosovarë e serbë. Kjo në kuadër të debatit publik ku po diskutohet fenomeni dhe rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike.

Enver Hoxhaj, si ish-kryediplomat, tha që s`duhet lejuar që situata aktuale në veri t`i shërbejë kryeministrit Albin Kurti për fazë të re të asaj që ky e quan demagogji e me të cilën Kurti erdhi në pushtet, raporton Klan Kosova.

Edhe Zoran Ostojiq, një ish-deputet në Serbi, tha se populzimi nis si diskurs që tingëllon çlirues për hallet e qytetarëve, por që më vonë kthehet në të kundërtën.

Përfaqësuesja e lartë e OKB-së në Kosovë, Caroline Ziadeh, njëherësh shefe e UNMIK-ut në Kosovë. shtoi se nuk do pushojnë së luftuari fenomenet e tilla.

Ky qe edicioni i parë i debatit mbi bashkëpunimin rajonal, u organizua nga Qendra Liberale Demokratike dhe u mbështet nga misioni i UNMIK-ut.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

lajme të ngjashme