16:42, 24 Dhjetor 2015

Këngëtari i njohur Dean Martin, ka vdekur më 25 dhjetor të vitit 1995, pra në ditën e Krishtlindjeve.

Martin kishte 40 top 10 këngë në mes të viteve 1950 dhe 1969, tre prej të cilave –That’s Amore, Memories are Made of This dhe Everybody Loves Somebody – u shitën me miliona kopje.

https://www.youtube.com/watch?v=hEzuBgeiSnk

Dean Martin kishte lindur më 17 qershor të vitit 1917 në Steubenville të Ohios, transmeton Klan Kosova.

Ai ishte djal i një emigranti italian që ishte berber me profesion, e Martin në rininë e tij  filloi të punojë në një fabrikë të çelikut, dhe me kërkesë të miqve të tij ai filloi në fundjavë të këndojë në klubet e qytetit të tij.

Kur ishte 21 vjeçar teksa po këndonte në një lokal, atë e vuri re Sammy Watkins që ishte lider i një grupi xhez, që u surpriza nga mënyra e tij e të kënduarit.

Në atë kohë Dean Martin, po e quante veten si Dino Martini (sipas një ylli të operas italiane, Nino Martni), por Watkins i vuri atij emrin artistik Dean Martin.

Që nga ai moment një legjendë e muzikës kishte lindur.

Pavarësisht që ai bëri bujë, Martin kishte shumë dyshime për talentin dhe aftësitë e tij.

“Dean asnjëherë nuk mund të këndonte dhe të ishte i sigurt se sa shumë vlen ai. Ai nuk kishte fare vetëbesim”, u shpreh partneri i tij, Jerry Lewis.

Martin madje e kishte deklaruar publikisht se ka shumë pak besim në veten si këngëtar.

E po ndoshta, pikërisht kjo gjë e ka bërë të veçantë këtë njeri.

Gjithashtu Martin, ishte shumë i mirë edhe në aktrim, ai madje ishte niminuar për Oscar në filmin e vitit 1959, Who Was That Lady? – por edhe pas kësaj ai vazhdoi të mbetej një njeri i famshëm por shumë ngurrues, edhe pse në vitet e gjashtëdhjeta ai ishte amerikani më i paguar.

The Dean Martin Show, ishte emisioni më i pagur në vitet 1965 dhe 1966, për të cilën ai paguhej 283 mijë euro për një episod.

Për publikun Martin ishte një njeri shumë elegant, por për miqtë e tij të mirë karakteri i Martin ishte shumë i vështirë.

Mirëpo fëmijët e tij janë të lumtur me kujtimet që babai i tij u ka lëne dhe sipas tyre ai ua ka mbushur jetën me humor.

Kurse për të gjithë fansat e tij, Dean Martin mbetet i mrekullueshëm e zëri i tij i  përcjellë për çdo Krishtlindje.

Martin që e ka fituar çmimin për arritje jetësore në Grammy në vitin 2009 e ka një zë perfekt për këngë festive.

Kënga e tij Let It Snow, Let It Snow, Let It Snow, është këngë klasike për borën.

Martin ishte 78 vjeçar kur ndërroi jetë më 25 dhjetor 1995 në shtëpinë e tij në Beverly Hills.

Shumë persona  ditën kur ai ka vdekur e shikojnë si “të destinuar”

Pra faktin që një njeri zëri i të cilët na përcjell gjithmonë për festat e fundvitit vdes pikërisht në ditën e Krishtlindjeve.

“Fakti që Dean Martin vdiq në ditën e Krishtlindjeve është saktësisht si një humor i zi që do e bënte vetë ai. Mua nuk më besohej derisa dëgjova se të gjtihë kazionot në Las Vegas kishin fikur dritat për një minutë për nder të tij. Pastaj, më dukej sikur po dëgjoja Dean duke thënë ‘Një minutë të tërë? Pra pasna qenë një njeri i rëndësishëm”, u shpreh regjisori Peter Bogdanovich.

Sigurisht që ai ishte një njeri i rëndësishëm. Ai ishte mbreti i këngëve festive.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngët e Martin për Krishtlindje, këngë që me patjetër kanë lënë gjurmë në botën e muzikës.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=Ct8ezBbIA1Y

Konkurs Pune

Lexo më shumë