De Zerbi: E donim Palmerin verën e shkuar NULL NULL 14.05.2024 16:24 14.05.2024 16:24 Trajneri i Brightonit, Roberto de Zerbi, ka rrëfyer që ata kishin dashur ta transferonin sensacionin e sivjetmë, Cole Palmer. Mirëpo, Palmeri përfundoi duke kaluar nga Manchester City te Chelsea ku edhe u dëshmua. “Provuam që ta sjellim Cole Palmerin këtu në Brighton verën e shkuar”, ka thënë De Zerbi për The Athletic, “Mendonim se do të mund të ishte top lojtar”. “Cilësitë e Palmerit janë të qarta. Këtë stinor ai po luan shumë mirë, po shënon shumë gola, nuk befasohem”|.