De Gea, përforcimi i parë për Real Madridin NULL NULL 27.05.2015 08:47 27.05.2015 08:47 Portieri i Manchester United, David de Gea, pritet të jetë përforcimi i parë i rëndësishëm për Real Madridin gjatë merkatos së verës. Gazeta sportive spanjolle Marca shkruan se presidenti Perez e kërkon me çdo kusht De Gean, i cili shihet si zëvendësues ideal i Iker Casillasit, që largohet nga Reali në vitin 2017. De Gea ka edhe një vit kontratë me Manchester United, ndërkohë që nuk pranon qe të vazhdoje kontratën me skuadrën angleze. Reali po ashtu po interesohet edhe për sulmuesin e Manchester City, Kun Aguero dhe mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days