De Gea: Jam i lumtur në United - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

De Gea: Jam i lumtur në United

NULL NULL
12/11/2015

David De Gea ka thënë se është i dashuruar në jetën në Manchester United, pas ka lënë pas sagën se kalimit në Real Madrid.

Spanjolli ishte pran kalimit në Santiago Bernabeu por që marrëveshja përfundoi në momentet e fundit të afatit kalimtar veror.

De Gea ishte lënë nga trajneri Louis Van Gaal në bankën rezervë gjatë kohës së spekulimeve për të ardhmen e tij.

Pas kësaj ai ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Djajtë e Kuq, ndërsa është akomoduar në pozitën e të parit në portën e këtij ekipi.

“E ndjeva se ishte momenti i duhur për ta vazhduar kontratën. Jam shumë i lumtur tash, tek njëri ndër klubet më të mëdha në botë, aty ku ndihem i dashur për tifozët e mi”.

“Askush nuk më ka lënë që të dëshpërohem, janë gjëra që ndodhin, por që duhet shikuar përpara dhe jam shumë i lumtur tash”, ka thënë De Gea.

Ai ka thënë se gjatë afatit kalimtar mund të ndodhë çdo gjë, mund të ndryshojnë gjëra në minuta. Ky është futbolli. Ka momente të vështira, por që të ndihmojnë që të piqesh, të bëhesh më i fortë.

Spanjolli ka deklaruar se ndeshja rikthimit të tij ishte, transmeton Klan Kosova.