De Gea heshtë, klauzola vlen 40 milionë NULL NULL 04.05.2015 16:06 04.05.2015 16:06 Gardiani i Manchester United duket i paqartë rreth të ardhmes; klubet nisin gjahun. Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e David de Gea. Emri i tij është lidhur me Real Madridin qysh prej largimit të tij nga Atletico. Është raportuar edhe se spanjolli është pajtuar në parim dhe pritet nënshkrimi me skuadrën mbretërore, por deri tash asgjë nuk është konfirmuar. Për më shumë, Manchester United i ka ofruar gardianit renovim kontrate duke përmirësuar ndjeshëm të ardhurat, i ndikuar edhe nga interesimi i mbretërve. Duket se spanjolli po e pret rastin më të mirë për të vendosur për të ardhmen e tij. Kjo ka ngritur shqetësime në Manchester pasi De Geas kontrata i skadon në qershor të 2016-ës. Refuzimi i vazhdimit të kontratës do të nënkuptonte që numri dy i portës spanjolle do të ishte i lirë me klauzolë 40 milionëshe, që është diçka e rrallë për një portier me vetëm një vit të mbetur në kontratë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.