De Biasi: Manaj i ka dyert e hapura - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

De Biasi: Manaj i ka dyert e hapura

NULL NULL
14/10/2015

Polemikat në ditët e fundit mes De Biasit dhe Manajt në ditët e fundit kanë marrë fund. Ka qenë vetë trajneri italian i cili ka nxituar që të mbyllë këtë histori të nisur pas një deklarate të tij në një emision televiziv dhe reagimit të futbollistit. 

“Mendoj se ai është keqkuptuar. Ai ka dërguar një mesazh te asSinqerisht besoj se djali është keqkuptuar, ndoshta e ka kuptuar keq atë çfarë i kanë thënë. Më ka dërguar vetëm një mesazh, dhe pse zakonisht ja dërgon Paolo-s, por ku është një gjë natyrore dhe pozitive.Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse dëhsirën e madhe të Reit për të qenë pjesë e këtij grupi. Sigurisht ka shumë rëndësi ajo çfarë tregon në fushë, por ne jemi duke e ndjekur dhe jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tij të mëdha”. 

Manaj i ka kërkuar falje De Biasit, i cili e cilëson si një gjest shumë të mirë të bërë nga futbollisti, raporton Albeu.

“Sigurisht, më bëhet qefi që më kërkoi falje, edhe pse nuk ishte e nevojshme. Ai tregoi maturi dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. jemi këtu për ta përkrahur. Shanset për ta parë në Europian do të varen nga paraqitjet e tij në fushë. Dyert e Kombëtares janë të hapura për Rey”, deklaroi De Biasi për mediat italiane. /Albeu.com/