Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

De Biasi: Ja defekti kryesor i Shqipërisë, janë patriotë të mëdhenj

NULL NULL
16.10.2015 12:35

“Në Itali kërkojnë të gjithë emra të mëdhenj, por jo të gjithë janë Guardiola. Unë sot kam një komb që më mbështet dhe do t’ju suprizojmë sërish”. Kështu e nis intervistën Xhani De Biazi për të përditshmen italiane “La Repubblica”.

“Viti 2015 ka qenë magjik. Në fillim nënshtetësia, më pas “honoris causa” dhe në fund titulli nderi i kombit, që te ne është i barasvlefshëm me “urdhrin e kavalierit”. Na priti Kryeministri dhe Presidenti i Republikës. Emrat tanë do të shkruhen në një pllakë të artë në stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë. Dhe pas gjithë këtyre vlerësimeve e kupton se ke mbi shpatulla një popull të tërë.

Gjatë festimeve shumë persona më përshëndesnin duke vendosur dorën në zemër dhe duke më thënë “respekt”. Më quajnë “profesori”. Mallëngjehem dhe kjo më jep një shtysë të jashtëzakonshme për të punuar

Lojtarët shqiptarë kanë tendencën që, pasi kalojnë objektiva afatmesëm, të relaksohen… Në këtë mënyrë rrezikojnë që të mos arrijnë objektivin final. Por janë shumë të dedikuar dhe shumë patriotë: nëse djeg një flamur shqiptar, të hidhen përsipër. Nëse kjo ndodh në Itali, ne blejmë një tjetër, shkruan PanoramaSport.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.