Dayot Upamecano afër rinovimit të kontratës NULL NULL 05.01.2026 21:50 05.01.2026 21:50 Qendërmbrojtësi francez, Dayot Upamecano po negocion për të rinovuar kontratën me Bayernin, duke hedhur poshtë interesimin e klubeve të mëdha si Real Madrid dhe Barcelona. Drejtuesit e Bayernit konfirmojnë se negociatat janë shumë të avancuara, dhe pritet që Upamecano të vendosë një klauzolë largimi rreth 65 milionë eurosh. Ky hap do të sigurojë vazhdimësinë e mbrojtësit francez në projektin afatgjatë të kampionëve gjermanë. /Klankosova.tv