Daviet: Populli kosovar si populli francez, Kosova t’i zgjidh vetë problemet NULL NULL 14.01.2016 13:04 14.01.2016 13:04 Ambasadorja franceze në Kosovë, Maryse Daviet, të enjten mbajti një ligjëratë, para studentëve të kolegjit AAB me temën politika e jashtme e Francës. Ambasadorja Daviet përmendi edhe Kosovën dhe tregoi për qëllimet dhe ndihmën e mirë që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Daviet e cilësoi popullin kosovar shumë të njëjtë me popullin e saj francez meqenëse të dyja këto vende kundërshtojnë qeveritë e tyre. Ambasadorja i preferoi që Kosova t’i zgjidh vetë problemet aktuale politike, pasi që mbikëqyrja ndërkombëtare që nga shtatori ka përfunduar, andaj këshilloj që qysh tash të zgjidhin vetë problemet dhe dialogun ta përdorin si mjetin më të mirë,njofton Klan Kosova. Ajo tha se korrupsioni është një problem i madh i Kosovës dhe pengon anëtarësimin në BE. Më tej ajo shtoi se ndjen keqardhje që Kosova nuk arriti të jetë pjesë e UNESCO-s. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deda: Të gjitha bizneset ankohen se viti 2024 ka qenë viti më i rëndë që nga paslufta (VIDEO) 15/01/2025
Kosova Abdixhiku: Qeveria duhet të jetë partnere me bizneset, e jo t'i kërcënojë e kundërshtojë (VIDEO) 15/01/2025