David Fincher do ta bëjë regjinë e World War Z 2? NULL NULL 21.03.2017 18:09 21.03.2017 18:09 Gjetja e regjisorit që do t’i dalë në krye bërjes së filmit World War Z 2 po del të jetë proces i ndërlikuar. Filmi i parë ishte drejtuar nga Marc Forster, por si duket ai kurrë nuk u konsiderua që të kthehet, raporton Screen Rant, transmeton Klan Kosova. Në një intervistë të fundit për Collider, producenti i këtij filmi, David Ellison ka thënë se David Fincher është njeriu që ata ia kanë vënë syrin për filmin tjetër World War Z. “Është një skenar me të cilin jemi tepër të lumtur, dhe kanë mbetur vetëm pak marrëveshje kyçe për tu përmbyllur…shpresojmë që Fincher ta bëjë këtë film”, tha Ellison.