Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Data historike e 2 Korrikut, Shabani: Kishin përkrahjen e popullit, na mbante vullneti i tyre (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2025 10:00

2 korriku i vitit 1990-të, shënon edhe datën kur shtetësisë së Kosovës iu vendosën themelet e para.

35 vjet më parë delegatët e zgjedhur, miratuan Deklaratën Kushtetuese.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Sot, në studion e emisionit të mëngjesit në Klan Kosova, njëri nga protagonistët kryesor, Muharrem Shabani, kujtoi momentet kryesore të kësaj ngjarje madhore.

Shabani foli për një moment emocionues.

“Na mbante vullneti i popullit. Sepse populli na kishte rrethuar dhe na thoshin “Po vdesim bashkë me juve. Çka ju gjen juve edhe neve””, deklaroi Shabani në Klan Kosova.

Data historike, 35 vjet nga Deklarata e 2 Korrikut

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.