Dasma e Ilirit, çka ndodhi me Sabianin? NULL NULL 29.05.2022 13:23 29.05.2022 13:23 Ilir Shaqiri bëri dasëm mbrëmë. 20 vite pas kurorëzimit me bashkëshorten e tij, Emanuelan, ata festuan dashurinë e tyre me miq dhe shokë. Sigurisht, nuk do mungonin as ‘kllapa’ e ‘Big Brother VIP’. Të ftuar e rrjedhimisht të pranishëm ishin miqtë nga kjo aventurë si; Arjola Demiri, Ardit Çuni, Meridian Ramçaj, Valon Shehu, Sheila Haxhiraj. Aty ishte edhe Arbana Osmani e sapokthyer nga pushimet dhe pronarja e TOP-it, Sara Hoxha. Por, në event mungoi dikush goxha i rëndësishëm (dikur) përgjatë aventurës në ‘BB VIP’. Fjala është për Sabianin që ‘çmendej’ për Ilirin duke e konsideruar vëlla e ‘100 mijë euroshin e tij’. Krisja e madhe për të cilën dyshohet prej javësh që kur këngëtari tha se ‘Iliri e ka shfrytëzuar’ u vulos me mosprezencën në dasëm. Teksa festa zhvillohej, Sabiani ka postuar nga jugu i Shqipërisë në pushime bashkë me djalin. Në festë mungonte edhe mikja e dikurshme, Monika, që krisjen me Ilirin e pati më të hershme se Sabiani, ndonëse të dy, herët apo vonë përfunduan në të njëjtin epilog. /Prive.al/