Dashuria (ndaj Arsenalit) s’ka kufij NULL NULL 19.01.2016 12:25 19.01.2016 12:25 Një tifoz superspecial i Arsenalit ka bërë një gjë të paparë, transmeton Klan Kosova. Me gruan e zemrës është martuar në uniformën e ekipit të zemrës. Në vend se të vishej me tesha kat, siç bën tërë dynjaja, dhëndri ka ardhur në ceremoninë e martesës në fanellë, brekë, çorape dhe këpucë sportive të Arsenalit. Edhe fustani i nuses nuk ka mundur të jetë ndryshe përveç se në ngjyrën tashmë tradicionale të klubit londinez. Klan Kosova i dëshiron çiftit të ri jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortoro-arsenalore 🙂