“Dashuri e cila ia mori jetën”: Ky është motoçiklisti që u vetaksidentua për vdekje NULL NULL 13.10.2024 19:12 13.10.2024 19:12 Motoçiklisti Andi Murati, i cili humbi jetën në vetaksident. Foto: Peja News Një i ri motoçiklist ka humbur jetën sot pasi u vetaksidentua në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Jug-Vermicë. Viktima është nga Peja, ndërsa quhet Andi Murati. Pas vdekjes së tij “Peja News” ka postuar një video në Facebook, ku tashmë i ndjeri shihet duke vozitur motoçikletën. “Sot Peja humbi një djalë të ri, një djalë të çmuar i cili e donte jetën dhe lirinë që ia jepte motori i tij, dashuri e cila fatkeqësisht ia mori dhe jetën”, shkruan në postim. “Andin do ta kujtojmë gjithmonë me atë shpirtin e tij të lirë, derisa bëjmë apel te të gjithë të rinjët të bëjnë kujdes në komunikacion, në veçanti motoçiklistët”, thuhet tutje aty. Motoçiklisti Andi Murati, i cili humbi jetën në vetaksident. Foto: Peja News Video në Facebook: https://www.facebook.com/watch/?v=1056105872624851&rdid=Gxo3HYSMiJlLzwBp Vdes një person, u vetaksidentua me motor në autostradën “Ibrahim Rugova” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025