Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Darka e të nominuarve, banorët sonte sfidohen me pyetjet e publikut

NULL NULL
26.12.2024 19:06

Sikur çdo të enjte tjetër edhe sonte duke filluar nga ora 21:00, ‘Vëllai i Madh’ vë banorët e nominuarit përballë njëri-tjetrit në një darkë.

Banorët e nominuar do të përballen me pyetjet e bëra nga publiku, teksa për njërin nga banorët do të jetë darka e fundit, transmeton Klankosova.tv.

Banorët e nominuar të kësaj jave janë: Laurenti dhe Fitimi, Leo, Sara, Xheneta dhe Xuxi.

Kujtojmë se Xheneta për shkak të sjelljeve të saj dhe gjuhë së papranueshme është në nominim të përhershëm me vendim të ‘Vëllait të Madh’ ndërsa Fitimi qoi Sarën në nominim pas avantazhit që pati si kapiten.

Darka e të nominuarve mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Big Brother VIP Kosova duke filluar nga ora 21:00.

Po ashtu në rast se keni ndonjë pyetje që dëshironi t’i parashtroni banorëve të nominuar mund t’a bëni duke komentuar në fotografinë më poshtë.

lajme të ngjashme