Darka e Lamës festohet edhe në Austri NULL NULL 10.11.2024 18:52 10.11.2024 18:52 Foto nga deputeti i LDK-së, Anton Quni Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ishte pjesëmarrës në Amstetten të Austrisë, aty ku u kremtua Darka e Lamës. Me këtë rast, Quni bënë të ditur se u prezantua edhe kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Lisa Rugova. “Tradita jonë shekullore e kremtimit të kësaj ngjarjeje, merr kuptim përmbajtësor kur organizohet nga familja politike e themeltarit të shtetit tonë, Dr. Ibrahim Rugovës, i cili e organizonte gjithmonë duke ngjallur traditën dhe fuqizimin e identitetit tonë. Me këtë rast, nga kryetari i degës së LDK-së Yll Blakaj, u prezantua edhe kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, znj. Lisa Rugova”, ka shkruar Quni në Facebook, transmeton Klankosova.tv. “I përgëzoj organizatorët në krye me kryetarin e nëndegës së LDK-së në Amstetten, z. Besart Berisha. Faleminderit Mërgatë!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 41 minuta më parë