Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardha normalizon organizmin

NULL NULL
24.05.2015 09:37

Dardha është një frut shumë i shijshëm por përveç asaj, dardha është shumë e shëndetshme.

Njëra ndër vetitë kryesore të dardhës është se mbanë nën kontrollë kolesterolin, duke e larguar kolesterolin e keq përmes jashtëqitjeve.

Dardha një prej frutave shumë të rëndësishme për organizmin tonë. Është e përbërë në masë prej 84% nga uji dhe në masë prej 16% nga proteinat, sheqeri, karbohidratet, fosfori dhe magnezi. Vitaminat me dobitë më të mëdha për shëndetin që ka ky frut janë: A, disa të grupit B, përveç vitaminave C, D, K dhe J.

Tek dardha gjendet një lloj fibre, e njohur si lignina, që shton praninë e ujit nga e cila lehtësohet jashtëqitja.

Me anë të fosforit dhe vitaminës B që përmbanë, dardha largon lodhjen mendore, dhe mundëson funksionimin normal të zorrëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.