Dardanet U19 me fitore të ëmbël ndaj Ishujve Faroe NULL NULL 18.04.2026 13:28 18.04.2026 13:28 Kombëtarja e Kosova U19 në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore bindëse ndaj Ishujve Faroe U19 me rezultat 5:2, në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Kampionati Evropian, Liga B. Ndeshja nisi më mirë për kundërshtaret, të cilat kaluan në epërsi në minutën e 13-të me golin e Sigurdsson, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, reagimi i “Dardaneve” ishte i menjëhershëm. Meha barazoi shifrat në minutën e 16-të, ndërsa Gashi (26’) dhe Kallaba (29’) përmbysën rezultatin brenda pak minutash. Skuadra e Ishujve Faroe arriti të ngushtojë rezultatin në 3:2 me golin e Benjaminsen në minutën e 39-të, por pjesa e dytë i takoi tërësisht Kosovës. Meha ishte sërish protagoniste, duke realizuar edhe dy herë të tjera në minutën e 78-të dhe në kohën shtesë, duke kompletuar tregolëshin dhe duke vulosur fitoren 5:2. Pas tri ndeshjeve në grup, Kosova U19 ka grumbulluar gjashtë pikë dhe renditet në vendin e parë me golaverazh 11:3, duke lënë pas Ishujt Faroe U19 me pikë të barabarta, por me diferencë më të dobët golash, kurse Lituania dhe Moldavia mbeten në pozitat e fundit të grupit. /Klankosova.tv