“Dardanët” s’i ndal as shiu: Nis ndeshja Kosovë-Zvicër në “Fadil Vokrri” NULL NULL 18.11.2025 20:49 18.11.2025 20:49 Ka nisur ndeshja Kosovë-Zvicër. Nga mesi i fushës, topin të parët e shqelmuan zvicëranët. Të dyja skuadra sonte e zhvillojnë ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. “Dardanët” tashmë e kanë siguruar playoff-in, ndeshjet e të cilit zhvillohen në mars. Derisa, aktualisht “helvetikët” e Granit Xhakës kryesojnë grupin K me 13 pikë, derisa kombëtarja e Kosovës e dyta me 13 pikë. E për të kaluar direkt në botëror, i nevojitet sonte një fitore prej 6:0, por praktikisht kundër një kombëtare si Zvicra kjo duket e pamundur.