Dardan Sejdiu: Jam zhgënjyer nga Vjosa Osmani pasi kam pritur që të sjellë risi në politikë NULL NULL 25.01.2021 22:47 25.01.2021 22:47 Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë që zhgënjimin të cilin e ka ndaj u.d të presidentes Vjosa Osmani, është për arsye se ka pritur nga ajo që të sjellë diçka më ndryshe në politikë. “Mendoj që duhet të përfaqësojë një risi në politikë. Nuk po shoh risi, por njëfarë tendence për me vazhdu me idenë që kur nuk ju konvenon diçka ta kundërshtojnë”. “Pres prej gjeneratës së re, ta bëjnë dallimin edhe në llojin e kulturës politike që po e shtyjnë përpara. Kjo për mua është një lëvizje serioze në një drejtim jo të mirë”. Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova, tha që vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe nëse nuk na pëlqen, sipas tij, duhet ta zbatojmë. “I mirë ose i keq vendimi zbatohet. Na pëlqeu ose jo duhet ta zbatojmë. Duhet t’i kundërshtojmë nëse nuk na pëlqen ndonjë vendim, por jo ta sfidojmë. Kur e sfidon mund ta diskutosh në aspektin profesional, por logjika e vendosjes së personit që përfaqëson institucion për mua është problematike”, ka thënë Sejdiu pas deklaratës së Glauk Konjufcës i cili ka thënë që kryetarja e KQZ-së Valdete Daka “po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025