Dardan Molliqaj arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë për sulmin ndaj policit më 2022 NULL NULL 05.05.2025 15:57 05.05.2025 15:57 Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta aprovojë marrëveshjesn për pranim të fajësisë që është arritur mes Prokurorisë dhe Dardan Molliqajt, kryetar i PSD-së, i akuzuar për sulmin ndaj zyrtarit policor. Molliqaj akuzohej për sulmin ndaj policit, incident ky që kishte ndodhur në protestën e kësaj partie kundër shtrenjtimit të rrymës në vitin 2022. Prokurori i Shtetit tha se i akuzuari përmes avokatit ka parashtruar kërkesë për negocimin e marrëveshjes për pranim fajësie. Po ashtu, prokurori propozoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 500 deri në 550 euro. Gjyqtarja e rastit tha se janë plotësuar kushtet ligjore lidhur me marrëveshjen, kështu që e njëjta u aprovua nga Gjykata, raporton Betimi për Drejtësi.