Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardan Gashi uron zëvendësin e tij për marrjen e detyrës

NULL NULL
01.11.2017 16:41

Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, ka pritur sot në takim   zëvendësin e tij të sapoemëruar në këtë detyrë Arian Daci, duke i uruar mirëseardhje.

Gjatë takimit, Daci, i cili njëherësh u emërua si zëvendës i parë, u njoftua për së afërmi për proceset, në të cilat kjo ministri është e angazhuar, me fokus në tërheqjen e investimeve nga diaspora dhe çështjen e kartonit të gjelbër.

“Na presin shumë punë përpara dhe jam i kënaqur që do të jem në të njëjtin ekip me zv. kryeministrin Gashi, duke qenë i bindur se së bashku do të mund t’i avancojmë proceset e filluara në të mirë të bashkatdhetarëve dhe shtetit tonë”, tha ai, transmeton Klan Kosova

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.