Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardan Berisha, MVP i xhiros së shtatë

NULL NULL
22.10.2021 16:49

Java e shtatë e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll u veçua me ndeshje interesante, me theks të veçantë ndeshja derbi mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, apo dueli mes nënkampionit dhe kampionit.

Nga kjo përballje është zgjedhur MVP i xhiros, që shkoi për kapitenin e Pejës, Dardan Berisha. Ai ndaj Yllit shënoi 23 pikë, bëri gjashtë kërcime, dhe shtoi po aq asistime si dhe një top të vjedhur. Berisha inspiroi fitoren e pejanëve që janë liderë në tabelë me gjashtë fitore dhe një humbje,

Kapiteni i kombëtares së Kosovës në këtë edicion po luan me mesatare prej 22.5 pikëve, 4.8 kërcime e 4.3 asistime. Ndërkohë, top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë të xhiros së shtatë janë: Courtney Fells (Prizreni 16), Amin Hot (Trepça), Urim Zenelaj (Prizreni 16), Ivan Koljeviq (Prizreni16) dhe Andi Shehu (Bashkimi).

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.