Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardan Berisha kujton pikën vendimtare kundër Turqisë në “Eurobasket 2011”

NULL NULL
10.05.2020 16:20

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale kujton një moment historik në karrierën e tij.

Berisha, në vitin 2011 ishte pjesë e Kampionatit Evropian të basketbollit, në atë kohë pjesë e Kombëtares së Polonisë.

Pejani në ndeshje ndaj Turqisë, kishte shënuar pikët vendimtare në fitoren e Polonisë në sekondën e fundit 84:83.

“Moment historik” e ka quajtur Berisha pikën vendimtare të shënuar në atë përballje të zhvilluar në “Cido Arena” të Lituanisë.

Kujtojmë, Berisha pas pranimit të Kosovës në FIBA kishte pranuar t’i bashkohet Dardanëve ku tashmë është një lider i padiskutushëm.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.