Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Danny Boyle thotë që filmbërësit britanikë nuk janë më të mirët

NULL NULL
04.11.2022 13:24

Regjisori Danny Boyle e ka pranuar që filmbërësit britanikë nuk janë sipas tij shumë të mirë në filmbërje.

Boyle që njeh suksese të mëdha me filma si Trainspotting dhe 28 Days Later, ka thënë që pavarësisht suksesit të punës së tij, kinemaja britanike ka mungesa të mëdha.

“Është gjë e tmerrshme për ta thënë në shtëpinë e filmit britanik, por nuk jam i sigurt nëse ne jemi filmbërës të mirë, për të qenë absolutisht të sinqertë,” ka thënë Boyle për Daily Mail.

“Si komb, dy format e artit tonë janë teatri, në kuptimin e klasës së mesme, dhe pop muzika, sepse jemi të jashtëzakonshëm në to,” ka shtuar ai.

lajme të ngjashme