Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Danimarkë: Asnjë grabitje e bankës nuk ndodhi gjatë vitit 2022

NULL NULL
04.01.2023 00:22

Zero grabitje banke gjatë vitit 2022.

Këtë arritje historike e ka regjistruar Danimarka në vitin që lam pas.

Derisa në vitin 2000 ky vend shënoi gjithsejt 221 grabitje bankare, ose gati çdo tretën ditë nga një.

Por, si duket tërheqja e parave të gatshme nga bankat ka ndikuar në uljen e grabitjeve, raportojnë mediat atje përcjell Klankosova.tv

Nga viti 2017-të, Danimarka ka pasur më pak se 10 grabitje në vit.

Nënkryetarja e organizatës kryesore bankare të Danimarkës, Finansforbundet, Steen Lund Olsen tha se grabitjet janë një barrë për punonjësit e bankës.

“Është thjesht fantastike. Sepse është një barrë absolutisht e madhe për punonjësit e përfshirë kur kjo ndodh. Nuk mund të masim shkallën e ndikimit emocional të një grabitjeje, për sa kohë që nuk e kemi përjetuar vetë” – tha ajo.

Në një shoqëri gjithnjë e më pa para, banka kryesore e Danimarkës, Danske Bank, ka vetëm dy degë bankare, një në Kopenhagë dhe tjetra në Aarhus, qyteti i dytë më i madh i vendit, sipas Finansforbundet.

Skandinavia ishte skena e një prej grabitjeve më të famshme të bankave.

Në një shesh qendror në Stokholm, Suedi, në gusht të vitit 1973, një grabitës mbajti peng katër punonjës banke për ditë të tëra, pasi nuk kishte arritur të vidhte plaçkën e dyqanit.

Pas lirimit të tyre, asnjëri prej tyre nuk donte të dëshmonte kundër hajdutit, Jan-Erik Olsson, në një valë simpatie që psikiatërit më vonë e quajtën “sindroma e Stokholmit”/Klankosova.tv

lajme të ngjashme