Dani: Muzika shqiptare është degjeneruar (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 10:42 14.06.2025 10:42 Dani Në emisionin “Weekend” një intervistë speciale u rezervua për këngëtarin ikonik, Ramadan Krasniqin-Dani. Dani dha mendimin e tij se pse këngëtarët shqiptarë nuk mund të quhen me plot gojën artistë, transmeton Klankosova.tv. “A e di pse nuk jemi artistë? Duhet të kemi bagazh shumë, shumë të madh për me i thënë vetit artistë. Mandej, ka degjeneruar kënga shqipe, muzika te na bre. A po jemi të vetëdijshëm kur po i shohim ato tekste?”, pyeti Dani. Tutje, Dani dha një mesazh motivues për këngëtarët e rinj shqiptarë. “Bëhuni më të thjesht, rrini për toke”, tha Dani.