Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Damka për aktakuzën: Nuk kam marrë ende asnjë ftesë nga gjykata

NULL NULL
05.07.2025 10:51

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se nuk ka marrë ende asnjë ftesë nga gjykata pas ngritjes së aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Së pari, unë si ministër i Zhvillimit Rajonal në detyrë, nuk e kam marrë asnj ftesë prej asnjë gjykate në Kosovë, ashtu që nuk muj me e komentu pasi që nuk e kemi lexu aktakuzën”, ka thënë Damka për mediat në Kosovë.

“Kur të lexojmë aktakuzën, kur të thirret prej gjykatave, do të paraqesim me plot vullnetin në Gjykatë dhe jam i bindur se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim, asnjë cent i Republikës së Kosovës, por është shqetësuese të elaborohet prej mediave ose prej një partie e opozitës, cili ëshë leaboruar dosjen që ende nuk e kemi ne, por faktet edhe dëshmitë do t’i paraqesim në Gjykatë”.

Aktakuzë ndaj Fikrim Damkës, dyshohet për dëmtim buxheti mbi 1 milion euro

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.