Dallojini tradhtarët NULL NULL 03.05.2015 13:00 03.05.2015 13:00 Në një lidhje dashurie ka edhe dyshim. Skepticizmi karshi partnerit është i pranishëm pothuajse tek secili prej nesh. E nëse dëshironi që t’i identifikoni ata, shikojuani gishtat e dorës. Ata që e kanë gishtin tregues në të njëjtën gjatësi me atë të unazës, kanë probabilitet më të lartë për të qenë më besnik në dashur. Ndërkohë ata që e kanë gishtin e unazës më të gjatë se ai tregues, kanë më shumë mundësi që të kërkojnë diçka jashtë lidhjes aktuale. Mund të tingëllojë si pseudoshkencë, por tek personat e ekspozuar ndaj një niveli të lartë testosteroni, i cili lidhet edhe me dëshirën për sex, një gjë e tillë ndikon edhe në gjatësinë e duarve. Një gisht unaze më i gjatë mund të nënkuptojë ekspozim më të lartë ndaj këtij hormoni. Sidoqoftë, përpara se të filloni t’u kërkoni të gjithëve të ua tregojnë duart, studiuesit thonë se kjo metodë, nuk ju garanton se do t’ua identifikojë personat që tradhtojnë, por do të ju ndihmojë t’i nuhasni ata që kanë më shumë mundësi të tradhtojnë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Disa këshilla nga psikologu Arber Zeka, për prindërit që i kanë fëmijët nëpër shkolla 2 days