Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Dallaveret” me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan

NULL NULL
03.02.2026 09:53

Edhe në komunën e Gjilanit kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Klankosova.tv.

Kështu ka konfirmuar për Klanin kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

“Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit”, tha ai shkurt.

Ndryshe, deri më tani në Prizren, Mitrovicë e Malishevë ka pasur komisionerë të arrestuar e të ndaluar lidhur me dyshimet për ‘dallaveret’ me vota.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Pejë e Obiliq.

lajme të ngjashme