Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dalja në treg të hapur të bizneseve – polemika pas pezullimit të vendimit të ZRrE-së

NULL NULL
24.06.2025 17:39

Vendimi i Gjykatës Komerciale për vendim të pezullimit të njoftimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për dalje në treg të hapur të bizneseve, u pasua reagime të shumta.

Fillimisht nga ZRrE u kontestua nëse vendimi i Gjykatës fliste për një pezullim të plotë të procesit të hapjes së tregut.

Nga Rregullatori u shprehën se, pas fillimit të zbatimit të dispozitave ligjore që rregullojnë hapjen e tregut të energjisë elektrike, konsumatorët individualë dhe disa Oda Ekonomike kanë parashtruar padi pranë gjykatave kompetente, konkretisht në Gjykatën Komerciale të Kosovës dhe në Gjykatën Themelore, me kërkesa për pezullimin e Njoftimeve për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Lidhur me deklaratat e ZRrE-së, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë deklaron se pretendimet janë në kundërshtim me parimet e shtetit, duke e quajtur, “aktvendim të supozuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me padinë”.

DhTIK përmes një reagimi tha se nuk ka pranuar asnjë aktvendim nga Gjykata lidhur me këtë çështje dhe sipas tyre, pretendimi i ZRrE-së se ky proces nuk mund të ndalet, është në kundërshtim me vetë parimet e shtetit ligjor dhe të drejtës për mbrojtje gjyqësore, shkruan Klankosova.tv

Në anën tjetër, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami mirëpriti vendimin e Gjykatës Komerciale ku u miratua kërkesa e një kompanie për pezullimin e vendimit për treg të hapur.

Bajrami në rrjetin social, Facebook, shkroi se se ky vendim krijon precedent të rëndësishëm duke e vënë në pikëpyetje gjithë procesin “e imponuar” nga ZRrE.

Megjithatë, ajo ka shprehur keqardhje për deklaratën e ZRrE-së, që sipas saj, tentoi ta paraqes vendimin si të parëndësishëm.

Ndërkaq, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vlerësoi se vendimi i Gjykatës Komerciale për pezullimin e njoftimit të Zyrës për Rregullatorit për Energjie (ZRRE) për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë, erdhi në momentin më të duhur dhe sipas tij, do të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm të bizneseve dhe të vetë qytetarëve. /Klankosova.tv

Rafuna: Vendimi i Gjykatës Komerciale për ZRRE-në erdhi në momentin më të duhur

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.