Dalin në shitje biletat për tifozët dardanë për ndeshjen Rumani-Kosovë NULL NULL 28.10.2024 16:53 28.10.2024 16:53 Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që kanë dalë në shitje biletat për përballjen Rumani-Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve. “Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Rumania – Kosova (për sektorin e tifozëve të Kosovës), në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet më datë 15 nëntor 2024, ora 20:45, në ‘National Arena’ në Bukuresht”. “Ato mund t’i blini përmes platformës online të Federatës Rumune në linkun e mëposhtëm: https://bilete.frf.ro/ev42879?evitoken=KOSOVO“. “Linku do të jetë aktiv deri të premten më datë 8 nëntor 2024, 17:00”. Ata po ashtu kanë njoftuar që biletat janë të personalizuara dhe në stadium mund të hyjnë vetëm personat me emrin e të cilëve janë blerë biletat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 1 orë më parë