Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daku reagon pas ndeshjes me Kroacinë: Nder dhe krenari

NULL NULL
19.06.2024 19:52
Mirlind Daku, u shpreh se është nder dhe krenari që të luash për Shqipërinë

Mirlind Daku, ka reaguar pas ndeshjes kundër Kroacisë, ku kombëtarja e Shqipërisë e nxori një barazim, pasi loja përfundoi 2:2.

Sulmuesi i “kuqezinjve” shkroi në rrjetet sociale:

“Nder dhe krenari”, duke e shoqëruar postimin e tij me flamurin me shqiponjën dykrenare.

Daku hyri në lojë sot në minutin e 85-të duke u paraqitur për 10 minuta.

Ndeshja e radhës do të jetë përcaktuese për dyja skuadrat.

Ekipi i Sylvinhos luan kundër Spanjes, derisa ai i Zllatko Dalliq, me Italinë.

Mbetet të shihet se kush do të vazhdojë tutje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.