Dadoja që vrau katër vjeçaren mori hak për vrasjet në Siri NULL NULL 03.03.2016 14:54 03.03.2016 14:54 Dadoja e cila para disa dite ka vrarë një vajzë katër vjeçare e më pas kokën e vogëlushes e kishte nxjerrë nga një qese plastike në një metro në Moskë, ka treguar arsyet pse e ka bërë këtë krim makabër. Guchekhra Bobokulova nga Uzbekistani – që është myslimane – dje ka treguar se e kishte “urdhëruar Allahu” që të bënte këtë veprim. Kurse të enjten ajo ka dhënë më shumë detaje për krimin e saj. “Unë kam marr hak kundër atyre që derdhin gjak”. “Putini i vran njerëzit me bomba. Pse myslimanet duhet vrarë? Edhe ata dëshirojnë të jetojnë”, ka thënë Bobokulova. Më pas ajo ka thënë se dëshironte që të shkojë të jetojë në Siri mirëpo nuk kishte para që ta realizonte këtë gjë.