14:46, 9 Korrik 2020

Ne po përballemi me valën, domethënë përpjekjet e ndryshme të partnerëve të huaj për të ringjallur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili ka qenë në fazën e “vdekjes klinike” për një kohë të gjatë.

Kështu tha sot ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, duke shtuar se ekziston një problem i mos-koordinimit të atyre partnerëve dhe faktorëve.

Daçiç i tha TV Pink se rreziku i organizimit të takimeve mund të bëjë që dikush të mendojë se siç tha ai “ne jemi afër një zgjidhjeje”, megjithatë, siç theksoi ai, “ne nuk jemi as afër një zgjidhjeje, por afër fillimit të vazhdimit të dialogut”.

Ai thekson se vizita e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq në Paris është e rëndësishme sepse Beogradi duhet të dëshmojë se është një faktor konstruktiv në dialog, dhe shton se kjo vizitë është e rëndësishme për Serbinë, transmeton Klan Kosova.

“Tash do të mbahet samiti virutal i Angela Merkelit dhe Emmanuel Macronit, Beogradit dhe Prishtinës, dhe të shtunën dhe të dielën dialogu në Bruksel në një mënyrë do të rifillojë. Kjo është arsyeja pse vizita e Vuçiqit në Paris ka një rëndësi të madhe si për ne, në mënyrë bilaterale, ashtu edhe për vendin në tërësi se duhet të dëshmohemi si një faktor konstruktiv, të cilin ishim ”, deklaroi shefi i diplomacisë serbe.

Ai thekson se është e rëndësishme që Serbia të veprojë në parim, të jetë konstruktive, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë