Daçiq: Të kthehet rezoluta 1244, KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun NULL NULL 01.10.2023 16:36 01.10.2023 16:36 Ivica Daçiq Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, e ka quajtur normale stacionimin e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën. Sipas tij, Serbia gjendet në situatë më të vështirë që nga viti 2004. Lidhur me ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë, ai e fajësoi kryeministrin e Kosovë Albin Kurti. Daçiq në një intervistë për TV PRVA tha se duhet të kthehet rezoluta 1244 dhe KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun. “Nuk mund të jetë Policia e Kosovës, sepse është e përbërë vetëm nga shqiptarët, dhe esenca e Marrëveshjes së Brukselit është që në ato zona ku jetojnë jeton, policët serbë të jenë pjesë e Policisë së Kosovës”, tha Daçiq. “Askush nuk pyet se çfarë po bëjnë policia shqiptare në veri të Kosovës”, tha ai.