Daçiq në Bruksel: Anëtarësimi i Kosovës në OKB është ‘vijë e kuqe’ për Beogradin NULL NULL 24.01.2023 22:28 24.01.2023 22:28 Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha në Bruksel se gjatë diskutimeve me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ua ka bërë të ditur se anëtarësimi i Kosovës në OKB është “vijë e kuqe” për Beogradin dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të mos kontestohet. Pas vizitës në Bruksel, ku takoi përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, anëtarë të Komisionit Evropian dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, ai tha për mediat serbe se ata vënë në dukje “qasjen konstruktive” të Beogradit në fazën e fundit të negociatave për Kosovën. “Ata shprehën dëshirën që të mos merren më me konfliktet javore që ndodhin në Kosovë dhe Metohi, për të cilat sipas mendimit tonë Kurti është fajtor, por të arrihet një marrëveshje që do të ofronte garanci më të forta dhe do të siguronte paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuptim, ata vlerësuan në mënyrë konstruktive angazhimin e presidentit Vuçiq dhe Serbisë”, tha Daçiq, raporton Tanjug, përcjell Klankosova.tv. Daçiq tha se qëllimi i vizitës së tij në Bruksel është që ta konfirmojë rrugën evropiane të Serbisë dhe gatishmërinë e vendit për të zgjidhur në mënyrë paqësore të gjitha çështjet e hapura. Ai shtoi se në Bruksel ka konfirmuar gatishmërinë e Beogradit “për të punuar në themelet dhe zbatimin” e planit të BE-së për Kosovën, të cilin Vuçiq e diskutoi me pesëshen ndërkombëtare të premten. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë