Daçiq: Kosova nuk ka pothuajse asnjë gjasë të anëtarësohet në UNESCO NULL NULL 20.04.2023 14:37 20.04.2023 14:37 Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk ka gjasa që Kosova të marrë mbështetje për anëtarësim në atë organizatë. Pas një takimi me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s Audre Azoulay në Paris, ai tha se ka kërkuar nga organizata qësiç tha ” t’i kushtojë vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore në Kosovë”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv. “Në nëntor po përgatitet edhe Asambleja e UNESCO-s, për ne është e rëndësishme që duke pasur parasysh qëndrimet tona për Kosovën, të mos ketë asnjë kërkesë nga Kosova për anëtarësim në UNESCO, por kjo nuk do të thotë se mund të mos ndodhë. Është mirë për ne që është një organizatë botërore, e jo evropiane ku shumica e vendeve e njohin Kosovën. Mendoj se nuk ka pothuajse asnjë shans që Kosova të marrë konfirmimin e anëtarësimit”, tha Daçiq, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025