Daçiq: Deklarata e Haradinajt për Vuçiqin, kulmi i hipokrizisë NULL NULL 25.11.2020 20:59 25.11.2020 20:59 “Deklaratat e të ashtuquajturës Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës se presidentit serb Aleksandar Vuçiq do t’i ndalohet të hyjë në Kosovë derisa ai të kërkojë falje për gjenocidin – janë kulmi i vrazhdësisë dhe hipokrizisë së Prishtinës”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq për ministren Haradinaj-Stublla. Daçiq tha se me ndalimin e hyrjes së Vuçiqit, Kosova shkeli edhe marrëveshjet e Brukselit dhe të Washingtonit, shkruan Tanjug, njofton Klan Kosova. “Kjo nuk është vetëm një shkelje e marrëveshjes së Brukselit, por edhe marrëveshjes së Washingtonit, sipas së cilës Prishtina pranoi që të hyjë në Mini-Shengen, e cila nënkupton lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit”. Deklaratat e Daçiqit erdhën pasi kryediplomatja kosovare kishte lidhur me deklaratat e Vuçiqit që ka thënë se ndihet krenar, që pas 21 vjetësh dha leje për të kryer gërmime në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga Serbia. Haradinaj-Stublla madje publikisht e ka pyetur presidentin serb se a është ndie krenar edhe kur ka qenë në tavolinën kur janë marrë vendimet për të kryer krime në Kosovë. Haradinaj-Stublla, Vuçiqit: S’ka leje për vizita në Kosovë derisa nuk kërkoni falje për gjonocidin e kryer ndaj popullit tonë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025