Daçiq: Ajo çka po flet Osmani është ‘marrëzi’ NULL NULL 5 days më parë 5 days më parë Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi se siç tha ai “deklarata e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se të lobojë për anulimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Washingtonit është” marrëzi dhe marramendje”. “Presidenti i SHBA Joseph Biden ishte aq i shqetësuar saqë ai thjesht nuk dinte se çfarë do të bënte,” deklaroi me ironi Daçiq për TV Happy. Ai shtoi se asnjë person i arsyeshëm nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonte këtë, transmeton Klan Kosova. Daçiq ka ritheksuar se sekretari i ri i Shtetit, Anthony Blinken, ishte në administratën amerikane në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit.