Cyril Ramaphosa rizgjedhet president i Afrikës së Jugut NULL NULL 15.06.2024 07:27 15.06.2024 07:27 Cyril Ramaphosa rizgjedhet president i Afrikës së Jugut. Foto: BBC Parlamenti i Afrikës së Jugut ka rizgjedhur Cyril Ramaphosa si president të vendit, pas një marrëveshjeje historike të koalicionit midis Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) në pushtet dhe partive opozitare. Qeveria e re e unitetit kombëtar kombinon ANC-në e Ramaphosan, Aleancën Demokratike (DA) të qendrës së djathtë dhe parti më të vogla, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Në fjalimin e tij të fitores, Ramaphosa përshëndeti koalicionin e ri dhe tha se votuesit prisnin që liderët “të vepronin dhe të punonin së bashku për të mirën e të gjithëve në vendin tonë”.