Cynthia Erivo kurorëzohet si mbretëresha e Soul në trajllerin e ri (VIDEO) NULL NULL 10.02.2021 11:04 10.02.2021 11:04 Cynthia Erivo vendos kurorën lart teksa bëhet Mbretëresha e Muzikës Soul, në trajllerin e ri për Genius. Pjesa e re e serisë së kufizuar në National Geographic do të përqendrohet rreth Arethës dhe gjenialitetit të saj muzikor, si dhe karrierën e pakrahasueshme. Po ashtu edhe në ndikimin e pamatshëm dhe të qëndrueshëm që ajo ka pasur në muzikë dhe kulturë në të gjithë botën. Po ashtu u publikuan edhe detajet zyrtare në lidhje me premierën e kësaj ngjarjeje, e cila do të fillojë në mars.