Cubarsi thyen tjetër rekord NULL NULL 11.04.2024 12:44 11.04.2024 12:44 Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, është bërë lojtari më i ri që luan në një çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Cubarsi, i cili është 17-vjeçar nuk është dribluar ende në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke shkëlqyer në çdo sfidë. “Cubari është një lojtar fantastik. Ai ka qenë i klasit botëror. Nuk është normale të performosh në një moshë 17-vjeçare”, u shpreh Xavi. “Nuk fjalët për ta lavdëruar. Ai është në një nivel të jashtëzakonshëm, ai luan si një lojtar i vjetër. Është thjesht çmenduri”. “Gjithçka që ai bën është perfekte, nuk kam fjalë”.