Crvena Zvezda dhe Dragan Dzajic vijnë në Graçanicë NULL NULL 04.05.2015 13:57 04.05.2015 13:57 Ekipi i Crvena Zvezdës nga Beogradi ka arritur në Graçanicë rreth orës 12:00 të së hënës dhe vizitën e ka filluar në manastir. Pas qëndrimit në këtë objekt fetar, futbollistët serbë do të zhvillojnë ndeshjen në Graçanicë me ekipin me të njëjtin emër. Ndërkohë, trajneri i ekipit beogradas, Nenad Lalatoviq, ka thënë se kjo vizitë është bërë për t’i dhënë përkrahje edhe qytetarëve serbë të Kosovës. Pjesë e delegacionit serb është edhe legjenda e futbollit të ish-Jugosllavisë, Dragan Dzajic. Foto: klankosova.tv