Ç’qëllim ka platforma “Liria ka emër”? NULL NULL 03.11.2020 00:05 03.11.2020 00:05 Sot është prezantuar platforma “Liria ka emër”. Ismail Tasholli si njëri prej kontribuuesve për themelimin e kësaj platforme, ka thënë se qëllimi i tyre është që të paraqesin disa pika verore për shoqërinë kosovare. “Si organizatë themeltare e shtetësisë dhe konkretizim i një përpjekje shekullore i gjeneratave të njëpasnjëshme, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizmi më i suksesshëm në 200 vjetët për Kosovën”. “”Liria ka emër” është abstrakte si slogan, por do të ketë aktivitete të ndryshme. Ideja është të funksionojmë në Kosovë por nuk e përjashtojmë mundësinë e daljes prej ngushticave të Kosovës. Por një herë jemi këtu”, është shprehur Tasholli, njofton Klan Kosova. “Vlera e UCK, tejkalon çdo profil politik. Është tendencë për bashkëbisedim. Jemi të hapur secili që ka ide dhe mënyra se si duhet të trajtohen fenomenet e caktuara dhe të japë pikëpamjet e ndryshme. Konfrontimi ynë brenda hapësirë tonë publike është i stisur dhe nuk ka pikënisje asnjë vlerë”. Tasholli në Edicionin Special ka thënë se Gjykata Speciale ka për qëllim keqinformimin rreth UÇK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 1 orë më parë